Amerika i vë sanksione Bosnjës dhe Hercegovinës, kjo është arsyeja

18:15 | 06 Qershor 2022

SHBA i ka vënë sanksione Bosnjës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vënë sanksione presidentit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Marinko Çavara.

Ata po ashtu e kanë sanksionuar edhe Allen Seraniqin, dhe lajmi është bërë i ditur në ueb-faqen e Departamentit të Thesarit.

“Marinko Çavara dhe Allen Seraniq kanë ndjekur agjenda etnonacionaliste dhe politike në dëm të institucioneve demokratike dhe qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës”, ka thënë Nënsekretari i Thesarit për Terrorizëm dhe Inteligjencë Financiare, Brian E. Nelson.

“Veprimet e sotme e demonstrojnë përkushtimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për stabilitet dhe prosperitet në Bosnjë dhe Hercegovinë”.

Komento: