Amerika këmbëngul në zgjidhjen e çështjes së Kosovës brenda vitit 2019

10:20 | 27 February 2019

SHBA kërkon zgjidhjen e çështjes së Kosovës brenda vitit 2019.

Delegacioni amerikan që qëndroi për vizitë dyditore në Beograd ka përcjellë qëndrimin e presidentit Donald Trump për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kryshefi për çështjet evropiane në Këshillin Kombëtar të Sigurisë Amerikane, John Erath së bashku me drejtorin e Punës së Evropës në Këshillin Kombëtar, William Berkley gjatë qëndrimit dyditor në Beograd dhe takimit me kryeshefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq kanë porositur se dëshirojnë që çështja e Kosovës të zgjidhet brenda këtij viti, shkruan “Telegraf”, transmeton lajmi. net.

“Presidenti Trump ka shfaqur interesim personal që të vendoset pika në këtë temë edhe me letrat e dërguara në Beograd dhe Prishtinë. Amerika dëshiron që fati i Kosovës të zgjidhet deri në fund të këtij viti dhe u takon palëve të arrijnë marrëveshje”, shkruan “Telegraf”.

Për shkak të refuzimit të deritashëm, Prishtina mund të ballafaqohet me sanksione të reja.

“Nuk mund të ndodh që Ramush Haradinaj të jetë më i fuqishëm se presidenti i SHBA-ve. Washingtoni ka dëshmuar se ka durim, por paralajmërimet e deritashme kanë hasur në mur. Koha është të shihet se si do të jetë kur SHBA do ta kthejë goditjen dhe nëse Washingtoni ka mundësi dhe mënyra për t’i bindur që të pajtohen për këtë”, shtoi burimi i “Telegraf”.

Daçiq ka konfirmuar se të dërguarit e Trumpit kanë insistuar për rikthimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. “Ajo për çka ka insistuar është arritja e marrëveshjes, Prishtina po ashtu të heq taksën në mënyrë që të rihapet mundësia e vazhdimit të dialogut”, u shpreh Daçiq.

Komento: