Amerika këmbëngul për pezullimin e taksës ndaj Serbisë

19:59 | 16 January 2019

Amerika po vazhdon të këmbëngul për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Ambasada Amerikane ka ripërsëritur qëndrimin e tyre duke thënë që pozicioni i tyre për taksën nuk ka ndryshuar.

Në një prononcim për Klan Kosovën, nga ambasada kanë thënë se siç janë deklaruar edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton diçka nga kjo masë.

“Pozicioni ynë mbi taksen nuk ka ndryshuar. SHBA-te në vazhdimësi kanë kërkuar nga udhëheqësia kosovare ta pezullojnë menjeherë taksen për produktet Serbe dhe ato të Bosnje e Hercegovinës. Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, nuk shohim se Kosova përfiton dicka nga kjo masë.Fuqishëm bëjmë thirrje që të rishikohet fokusi thelbesor i interesit të Kosovës – e qe është e ardhmja europiane dhe normalizimi i raporteve me Serbinë”.

Kurse, kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur edhe një herë se taksa prej 100% ndja produkteve që vijnë nga Serbia nuk do të hiqet pa ardhur njohja nga shteti fqinj.

Haradinaj gjatë vizitës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), shtoi se taksa nuk ka të bëjë me Amerikën, por me Serbinë dhe Rusinë.

“Sot e heqim nëse ka marrëveshje për njohje, por jo në shkurt, por mund të mos e heqim asnjëherë nëse Serbia s’është e gatshme me na njoft. Kjo s’ka të bëjë me Amerikën ka të bëjë me Rusinë e Serbinë”.

Komento: