Amerika ndan miliona euro për Kosovën

18:42 | 11 July 2019

Amerika po vazhdon ta ndihmojë Kosovën.

Presidenti Hashim Thaçi dhe Drejtoresha e misionit të USAID-it në Kosovë Lisa Magno nënshkruan sot një amendament në marrëveshjen dypalëshe për bashkëpunim zhvillimor në mes të Qeverisë së SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës.

Me këtë amendament zotohen 34 milionë dollar amerikan shtesë nga Shtetet e Bashkuara, duke ngritur shumën totale të mjeteve të zotuara nga SHBA-të sipas marrëveshjes në 198 milionë dollar amerikan, ndërsa të gjitha fondet do të administrohen nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Të gjitha fondet i destinohen mbështetjes së Kosovës në rrugëtimin e saj drejt vetë-qëndrueshmërisë.

Kushtet e marrëveshjes përforcojnë parimin se përkushtimi i Kosovës ndaj agjendës së saj zhvillimore, përfshirë edhe përmes prioriteteve të saj buxhetore, është çelës i suksesit të Kosovës.

USAID-i vazhdon t’u ofrojë mundësi si institucioneve ashtu edhe popullit të Kosovës për të punuar së bashku në përmirësimin e sundimit të ligjit, rritjen e zhvillimit ekonomik dhe promovimin e stabilitetit rajonal.

Nga viti 1999 e tutje, USAID-i ka investuar në emër të popullit amerikan mbi 920 milionë dollarë amerikan në mbështetjen e rrugëtimit të Kosovës drejt vetë-qëndrueshmërisë.

Puna e USAID-it avancon si sigurinë kombëtare ashtu edhe prosperitetin ekonomik të SHBA-ve tregon zemërgjerësinë amerikane dhe promovon rrugëtimin drejt vetë-qëndrueshmërisë dhe adaptueshmërisë së përfituesit të ndihmës.

Komento: