Daҫiq ka folur rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe përfshirjes së Amerikës në të.
Shefi i diplomacisë serbe, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kërkojnë të hyjnë në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit dhe se nuk ka iniciativa formale për të ndryshuar formatin e dialogut.
“Nuk e kam fjalën për deklaratat e përditshme për zgjerimin e formateve që vijnë nga pala e Prishtinës.
Kjo është shprehja e pakënaqësisë që kanë me Federica Mogherinin. Nga ana tjetër, SHBA-të nuk kërkojnë të hyjnë në dialog.
Ndryshimi i formatit në këtë moment nuk është temë që po diskutohet, “tha ai