Pas raportimeve se kampi ‘Bondsteel’ mund të mbyllet në Kosovë, ka reaguar e Amerikës në Kosovë.
Ambasada e SHBA-ve ka reaguar pas raportimeve se kampi “Bondsteel” mund të mbyllet pas situatës së krijuar nga taksa.
Në një reagim për media, Ambasada Amerikane ka ritheksuar se politika e SHBA-ve është të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave në Kosovë.
Sipas tyre, në Kosovë duhet të ruhet ambient i sigurtë dhe liria e lëvizjes.
Ky është njoftimi i plotë i Ambasadës Amerikane:
Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-së në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.
Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-së i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, ka deklaruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë.