Për shkak të taksës, Amerika ka zbehur raportet me Republikën e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ia kanë dhënë ‘goditjen’ e radhës Qeverisë së Kosovës për shkak të refuzimit për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake
Lajmin për anulimin e këtyre programeve e ka konfirmuar për “Zërin” edhe Ambasada e Amerikës në Prishtinë.
“Ambasada e SHBA-ve mund të konfirmojë se ftesat për pjesëmarrësit nga Kosova në tetë programe që fillojnë në mars dhe zgjasin deri në shtator janë anuluar. Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë Gerorge C. Marshall adreson sfida të sigurisë transnacionale dhe rajonale. Këto [sfida] do të përfshihen në këto seminare/programe”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Amerikës për “Zërin”.
Përndryshe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po kërkojnë vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës ta anulojë taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, por kryeministri Ramush Haradinaj deri më tani ka refuzuar një gjë të tillë.
Për shkak të këtij refuzimi shefit të Qeverisë nuk i është dhënë viza amerikane për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit javë më parë në Uashington.
Taksa 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake është vendosu më 21 nëntor 2018. Për shkak të kësaj takse, pale serbe nuk po merr pjesë në dialogun e Brukselit, duke e kushtëzuar pjesëmarrjen në dialog me heqjen e taksës, siç kanë thënë ata, për shkak të humbjeve të mëdha që i ka shkaktuar ekonomisë së Serbisë.
Edhe partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK), por edhe presidenti Hashim Thaçi, po kërkojnë pezullimin e kësaj takse.