Amerikanja që vdiq në Brezovicë, skijoi jashtë pistës

21:03 | 13 Shkurt 2024
amerikanja-qe-vdiq-ne-brezovice,-skijoi-jashte-pistes

Një skitare ka vdekur në Brezovicë tek vendi i quajtur “Foleja e Shqiponjës”.

Ngjarja ndodhi derisa shtetasja amerikane ishte duke skijuar.

Dyshohet se ajo u zu nga orteku i borës.

Rreth ngjarjes tragjike ka folur Mentor Maloku, anëtar i Shoqatës Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës.

Maloku tha se tanimë e ndjera kishte skijuar jashtë pistës.

“Ku edhe njihet si vend i orteqeve. Një ortek i vogël është lëshuar dhe gjatë tentimit për të ikur ka bërë aksident me një pishë aty”, tha ai në një intervistë për Klankosova.tv

Komento: