Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi.
Amir Rrahmani, kapiteni i Kombëtares së Kosovës, tashmë ka zbritur në fushë për herë të parë me fanellën e klubit të ri, Napoli.
Ai debutoi ditën ë djeshme në miqësoren që Napoli e fitoi 11-0 kundër L’Aquila.
Amiri Luajti 45 minuta në pjesën e dytë dhe bëri paraqitje të kënaqshme.