Rrahmani e befasoi presidentin e Veronës.
Amir Rrahmani i ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e tij të dy vjetëve të fundit.
Qendërmbrojtësi kosovar është bërë lojtar kyç i Napolit, i cili po shkon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Serie A pas pritjes së gjatë.
E Setti, i cili ishte ai që ia shiti përfaqësuesin kosovar klubit napolitan, po mburret me paraqitjet e ish-futbollistit të Dinamo Zagrebit nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti.
“Rrahmani më ka befasuar për të mirë. Shikojeni se çka po bën ai: titullar fiks dhe i padiskutueshëm në një skuadër të madhe, e cila po e fiton Scudetton, njëri prej qendërmbrojtësve më të fortë të momentit”, deklaroi kreu i Veronës në një intervistë dhënë mediumit italian “La Gazzetta dello Sport”, përcjell Gazeta Express.
Rrahmani e ka edhe një vit tjetër kontratë, pra deri më 2024, por nuk e ka gjetur ende gjuhën e përbashkët me Napolin për vazhdimin e saj.
Të dyja palët janë të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin, por thuhet se rroga e lojtarit është bërë problemi kryesor i kësaj ngecjeje.
Sidoqoftë, futbollisti kosovar po e shijon momentin magjik të Napolit, si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.