Amir Rrahmani duket se ka lënë pas lëndimin dhe është gati të rikthehet në fushë.
Sipas mediave italiane, kapiteni i Kosovës pritet të jetë titullar në ndeshjen e radhës të Napolit kundër Veronas.
29-vjeçari u lëndua më 20 shtator në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bragas dhe që atëherë nuk ka zhvilluar asnjë minutë.
Për shkak të këtij lëndimi Rrahmani humbi edhe grumbullimin me Kosovën, ku “Dardanët” arritën fitoren e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Evropian, duke mposhtur Andorrën.
Verona do të përballet me Napolin më 21 tetor, ndeshje kjo që i takon xhiros së nëntë të elitës së futbollit italian.