Amir Rrahmani mund të kthehet në ndeshjen e madhe

15:05 | 21 December 2022

Mungoi tre muaj, Rrahmani mund të kthehet në ndeshjen e madhe.

Amir Rrahmani nuk ka mundur ta ndihmojë Napolin qe tre muaj.

Qendërmbrojtësi kosovar ishte lënduar në fillim të tetorit në një ndeshje kampionale me Cremonesen.

Mbrojtësi stabil ka punuar me terapi për një kohë, ndërsa së fundmi një kohë ushtroi i vetëm e më pas edhe me ekipin.

Por, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit e Veronës pritej të rikthehej sonte për t’i pasur disa minuta në këmbët e tij në miqësoren ndaj Lillet të Francës.

Por, ai nuk ia doli dot dhe s’do të mundtë të përballet me ekipin e Edon Zhegrovës sonte.

Sidoqoftë, mediumi italian “Il Corriere dello Sport” shkruan se trajneri Luciano Spalletti do të mundohet ta rikthejë në fushën e blertë lojtarin e tij të rëndësishëm më 4 janar, në ndeshjen e madhe kundër Interit, përcjell “Gazeta Express”.

Rrahmani është duke ushtruar me ekipin qe disa ditë dhe po i kryen thuajse krejt ushtrimet, por që napolitanët nuk duan të rrezikojnë derisa të fillojnë ndeshjet e rëndësishme dhe me peshë.

Rrahmani është njëri prej liderëve të Napolit, të cilin synon ta udhëheq drejt titullit të kampionit në Serie A, ndërsa ekipit napolitan i ecën punët mjaft mirë edhe në Ligën e Kampionëve.

Komento: