Pas humbjes ndaj Lazios javën e kaluar, skuadra e Napolit është rikthyer te fitorja në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti mposhti Atalantan, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, për të vazhduar kështu sigurt rrugën drejt titullit të kampionit, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:0
Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, la gjurmë në këtë ndeshje pasi shënoi gol të bukur me kokë në minutën e 77-të, për të vulosur fitoren e vendasve.
Për 29-vjeçarin ishte ky goli i tij i dytë këtë sezon në elitën e futbollit italian.
Paraprakisht, Khvicha Kvaratskhelia shënoi në minutën e 60-të për napolitanët.
Napoli pas kësaj fitore ka 68 pikë si lider në tabelë, tani më 18 pikë më shumë se Interi, që momentalisht renditet i dyti në tabelë.
Atalanta ka 42 pikë në pozitën e gjashtë.