Pas Valon Berishës, Amri Rrahmani bëhet lojtari i dytë i Kosovës që do të luaj në Serie A.
Amir Rrhamani është edhe zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës italiane të Serie A, Verona.
Mbrojtësi kosovar, i lindur më 1994, ka nënshkruar kontratën e cila do ta mbajë atë pjesë të Hellas veronas për katër sezonet e ardhshme, raporton “gianlucadimarzio”.
Ndonëse klubi ende nuk e ka bërë publik vendimin, në mediat italiane veçse janë shpërndarë fotografitë e Rrahmanit teksa nënshkruan kontratën me klubin e tij të ri.
Rrahmani u ble nga Dinamo Zagrebi për 2.1 milionë euro.