Amrabat zgjedh Man Unitedin, pret marrëveshjen me Fiorentinan

20:32 | 25 Korrik 2023

Sofyan Amrabat ka zgjedhur Manchester Unitedin, sipas “Sportitalia”, por klubi nuk ka arritur ende një marrëveshje me Fiorentinan.

Nga mediat e Marokut u raportua dje se ishte arritur një marrëveshje, që mesfushori të transferohej në “Old Trafford” – gjithashtu u tha se është kryer edhe një pjesë e testeve mjekësore.

Megjithatë, sipas mediave italiane, nuk ka ende një marrëveshje të arritur.

Eksperti i transferimeve në “Sportitalia”, Alfredo Pedulla, shpjegoi se Amrabat ka zgjedhur Manchester Unitedin dhe po pret që palët të përpunojnë detajet.

Është e ngjashme me situatën në të cilën 26-vjeçari ishte gjatë afatit kalimtar të janarit, kur ai synonte të nënshkruante me Barcelonën, por marrëveshja nuk ndodhi për shkak se “Blaugranët” ishin të përgatitur vetëm të nënshkruanin me të në formë huazimi fillimisht, duke përfshirë një opsion për ta blerë.

Por, tani në këtë rast, Fiorentina është më e përgatitur për të shitur dhe ia vendosur çmimin në 30 milionë euro.

Pedulla beson se një marrëveshje mund të arrihet edhe për 23-25 milionë euro, por duke përfshirë bonuse që mund të arrihet shifra e 30 milionëve.

Deri në fund të javës besohet se mund të qartësohen shumë gjëra.

Komento: