Ana Bërnabiq ‘fjaloset’ me BE-në që kërkoi të ndalen deklaratat për luftën: Kurti po provokon

17:32 | 14 Gusht 2022

Bërnabiq kapet me BE-në që kërkoi të ndalen deklaratat për luftën: Kurti po provokon.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaratën e Bshkimit Europian që ua tërhoqi vërejtjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, e ka vlerësuar si një “shaka”.

Bërnabiq e ka akuzuar kryeministrin Kurti për “nxitje të luftës”, duke propaganduar në një linjë me shefin e saj, Aleksandar Vuçiq.

“Duke parë këtë deklaratë, dikush do të mendonte se sot është 1 prilli, jo 14 gushti. Duhet të jetë një lloj shakaje (shumë e pakëndshme). Për 175 ditë, Kurti provokoi një konflikt të armatosur me serbët. Dhe atë në një vit që do të mbahet mend si viti në të cilin ai ua hoqi të drejtat më elementare të njeriut po atyre serbëve në Kosovë – duke i ndaluar të votojnë. Përveç një deklarate të kotë të shkruar, BE-ja nuk ka bërë absolutisht asgjë me këtë rast”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter, siç raporton N1.

Duke e lavdëruar pak Vuçiqin, ajo nuk harroi ta përmente Asociacionin e komunave me shumicë serbe, për mosformimin e të cilit ia vuri fajin BE-së, sepse ajo “nuk po mund ta detyrojë Kurtin” për këtë.

“Prandaj, ju lutemi ndaloni hipokrizinë”, ka shkruar Bërnabiq.

“Bashkimi Evropian ka ftuar liderët politikë në Kosovë dhe Serbi që menjëherë t’i japin fund retorikës nxitëse dhe të veprojnë me përgjegjësi. BE-ja ka shprehur shqetësim për deklaratat në të cilat përmenden lufta dhe konflikti, dhe ka shtuar se “do t’i mbaj përgjegjës liderët politikë për çfarëdo përshkallëzimi të situatës në rajon”.“Prandaj, ju lutemi ndaloni hipokrizinë”, ka shkruar Bërnabiq.

Komento: