Ana e “Përputhen” shokon të gjithë me deklaratën e fundit

19:00 | 12 Prill 2021

Jo për dashurinë, Ana e thotë troç: U futa në ‘Përputhen’ me tjetër qëllim.

Ndonëse nuk është më pjesë e “Përputhen”, Ana Lleshi vazhdon të mbetet një personazh shumë i komentuar në media dhe rrjete sociale.

Ditën e sotme e ftuar në “E diell”, Ana foli për hyrjen e saj në “Përputhen”.

Ajo tha se gjetja e dashurisë nuk ishte qëllimi i saj i vetëm në këtë program.

Ish-konkurrentja tha se me kohën do të vërtetohet gjithçka, duke i bërë të gjithë shumë kurioz.

“Unë u futa në Përputhen se kisha një qëllim timin që me kohën do të vërtetohet se çfarë është. E para, që është më e rëndësishme nuk u futa kot. U futa se kisha një qëllim, se çfarë, si, qysh, si, tek duhet të presësh edhe pak. U futa me një pikësynim që nëse nesër marr këtë gjënë që mora, do ta përdor për diçka”, tha ajo.

Komento: