Ana lajmërohet për herë të parë pas daljes nga BBVK, ka diçka për të thënë

12:48 | 18 Janar 2023

Ana pas daljes nga BBVK: Jam shumë e lumtur që isha pjesë e një shou të tillë, kjo është fitorja ime.

Ana Kabashi javën që lamë pas u largua nga shtëpia e famshme e Kosovës, Big Brother VIP.

Ajo fitoi zemrat e publikut për një kohë të shkurtër dhe ishte një nga vajzat e preferuara që solli pozitivitet të madh brenda.

Pas daljes, ajo bëri një postim në rrjete sociale me anë të të cilit falënderoi të gjithë për përkrahjen.

Bukuroshja mes tjerash njoftoi fansat se së shpejti do të sjellë versionin origjinal të këngës që u bë hit, “Je e vetmja dashuri”.

Postimi i plotë i Anës:

“Postimi i pare prej qe kam dal nga bigbrothervipkosova po du me falenderu gjithe publikun qe m’keni jep shume dashni, shume rrespekt dhe mkeni pa pa filtera.

Gjithashtu faleminderiiiit per kangen qe e keni dasht shume e shume shpejt me nje verzion origjinal.

Gjithashtu Faleminderiiit familjes tem per perkrahjen e madhe. Jam shume e lumtur qe isha pjes e nje show te tille sepse u afrova me shume me publikun tim dhe kjo eshte fitorja ime. Ju du shume dhe shkojm tash e tutje me projekte te tjera edhe ma te bukura”.

Komento: