Analisti Muhaxhiri: Kurti në mungesë të suksesit, u kthye tek popoulizmi

10:08 | 14 January 2025
analisti-muhaxhiri:-kurti-ne-mungese-te-suksesit,-u-kthye-tek-popoulizmi


Analisti politik, Arton Muhaxhiri, për FrontOnline, thotë se fjalimi i kryeministrit Albin Kurti, është strategji e pritur, sepse nuk po ka mundësi të shpalos sukseset e Qeverisë së tij.

‘’Realisht kjo është strategji e pritur nga Kurti sepse për faktin se nuk ka mundësi të shpalos suksese madhore të Qeverisë në sfera me rëndësi jetike’’ thotë ai.

Muhaxhiri, thotë se në mungesë të preznatimit të sukseseve, Kurti po orientohet drejt populizmit dhe ngarkesave emocionale.

‘’Atëherë do të duhej të orientohej drejt populizmit dhe ngarkesave emocionale dhe një casje të cilën e kemi parë edhe në të kaluarën’’ thotë ai.

Analisti politik, shton se Kurti kësaj here do të duhej të ishte më ndryshe pasi që ka qeverisur.

‘’Kësaj here Kurti do të duhej të ishte mëndryshe sepse ka qenë koha që ai të flet për sukseset e Qeverisë’’ shton ai.

Muhaxhiri, përfundo, se kjo po tregon qartë se Kurti po e vazhdon rrugën e tij të vjetër populiste.

‘’Por është e qartë se ai po e vazhdon rrugën e tij të vjetër, atë të populizmit’’ tha ai për FrontOnline.

 

Komento: