Analisti në Maqedoninë Veriore, Isen Saliu vlerëson se nëse shihet jashtë kontekstit deklarata e kryeministrit Albin Kurti është e dëmshme për shqiptarët.
Por, sipas Saliut, në Kushtetutë gjuha shqipe figuron si 20% dhe ky është realiteti i vendit.
“Shikuar jashtë kontekstit deklarata e Kurtit tingëllon e dëmshme për shqiptarët. Nëse e analizojmë pa anime, ajo përputhet me realitetin, sepse në Kushtetutë gjuha shqipe figuron si “20 përqindësh”, me përjashtim të një avancimi të bërë para disa viteve ku gjuha shqipe përmendet në kllapa në Kushtetutë”, tha ai.
Pasi BDI e kritikoi Kurtin për deklaratën, Saliu shprehet se kjo parti 22 vite sa ka qenë në pushtet nuk e ka zyrtarizuar gjuhën shqipe, anipse e kishte premtim.
“BDI e cila tash eshtë në opozitë, 22 vite sa ka qenë në pushtet nuk ka arritur ta zyrtarizojë gjuhën shqipe edhe pse ka bë zotime të atilla”, shprehet Saliu./FrontOnline/