Analisti politik: Mini-Shengeni nuk e dëmton Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Analisti politik: Mini-Shengeni nuk e dëmton Kosovën

19:37 | 23 Dhjetor 2019

Mini-shengeni ballkanik nuk po knsiderohet i dëmshëm për Kosovën nga analisti politik, Shkëlzen Maliqi.

Ai ka thënë se nëse Kosova do të merrte pjesë në nismën e Mini-Shengenit dhe t’i mbronte interesat e saj atëherë pjesëmarrja do të ishte edhe në favor të saj.

Ai tha se fillimi i kësaj iniciative ishte e mbrapsht qysh në fillim, por se Kosova nuk është dëmtuar nga kjo.

“Termi Mini-Shengen është një titull gazetaresk më shumë. Kjo ka filluar mbrapsht sepse nuk është takimi i parë, por i tretë. I pari ka qenë disi i arsyetueshëm, në kuptimin që takimi i parë që u mbajt në Novi Sad është shfrytëzuar nga Aleksandar Vuçiqi duke i ftuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para vendimit për hapjen e negociatave, si një lloj ndihme që është kuptuar. Por kjo qysh në fillim ka qenë pak e komplikuar”.

“Kosova duhet të kërkojë që të jetë e barabartë në këtë iniciativë. Por në takimin e fundit nuk ka pasë kushtëzime në dhe kjo është një fazë e përgatitjes. Kosova nuk po hynë në një projekt që i ka rregullat e tij, por që duhet t’i mbrojmë interesat tona. Sa i përket lëvizjes së lirë mund të jetë e dobishme edhe për ne. Po ashtu janë do mjete që do të investohen për harmonizimin e programit”.

Maliqi në Info Magazine tha se nuk pajtohet me kryeministrin Edi Rama se si po e trajton çështjen e Mini-Shengenit duke e quajtur vizionar dhe arrogant njëkohësisht.

“Nuk pajtohem me mënyrën që po e trajtojn këtë çështje. Nuk kemi nevojë të mendojmë në këtë nivel. Rama është vizionar por ndonjëherë është edhe arrogant e ka pikëpamjen e vet”.

“Nuk besoj që punon kundër interesave të Kosovës. Ai ndonjëherë është arrogant. Diskursi me Haradinajn është pasojë e takimit në Berlin. Haradinaj e akuzonte se Rama i kishte kërkuar që ta heqë taksën, ndërsa ky e mohonte. Nuk mendoj që ka patronimi. Rama sillet si vëlla i madh por s’ka nevojë”.

Komento: