Analisti Raci: Njoftimi i Ambasadës në Austri ishte korrekt, Kurti është kryeministër e Gërvalla ministre

16:38 | 30 October 2024
analisti-raci:-njoftimi-i-ambasades-ne-austri-ishte-korrekt,-kurti-eshte-kryeminister-e-gervalla-ministre

Analisti politik, i cila ka qasje të afërt me pushtetin aktual, Gazmir Raci, për FrontOnline, e konsideron si korrekt njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Austri, për një takim të kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së jashtme, Donika Gërvalla, me bashkatdhetarë.

‘’Kurti a është kryeministër, Gërvalla a është ministre e jashtme? Nëse lajmi shkruan aty se kryeministri i Republikës së Kosovës është takuar me mërgatën e Kosovës, ajo është korrekte. Kjo ka ndodhur edhe më herët’’ thotë ai.

Madje, Raci e konsideron si punë të ambasadës këtë çështje.

‘’Bile këtë punë e ka Ambasada që duhet me i lidhë, edhe liderët opozitarë duhet me iu ndihmua’’ shprehet ai.

Raci, potencon se nuk e ka lexuar saktë se çka shkruan në këtë njoftim, por e konsideron korrekt.

‘’Nëse ambasada e fton gjithë mërgatën e Kosovës me e taku kryeministrin, se nuk e kam paralajmërim veç po flas, atëherë lajmi është korrekt dhe në suaza morale, a nëse aty shkruan se fton aktivistët e VV-së, atëherë është jo korrekt’’ tha Raci për FrontOnline.

Komento: