Ancelotti befason pas humbjes nga Milani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ancelotti befason pas humbjes nga Milani

08:43 | 30 Janar 2019

Trajneri i Napolit Carlo Ancelotti ka folur pas disfatës kundër Milanit me rezultat 2:0.

Ancelotti ka pranuar se ata nuk kanë arritur të bëjnë lojë të mirë në ballafaqim kundër Milanit.

Sipas tij, Milani ishte më konkret dhe arriti të gjejë rrjetën dy herë.

“Ne nuk ishim shumë të mirë. Milani? Epo ata morën shanset e tyre ku ne nuk e bëmë. Bëmë gabime dhe qasja jonë nuk ishte më e mira”, tha ai, përcjell ORAinfo.

Ancelotti tha se tani objektiv i Napolit është Europa Liga.

“E pra ky është objektivi ynë kryesor”, ta ai.

Kujtojmë se Milani mbrëmë mposhti Napolin me rezultat 2:0, përmes golave nga sulmuesi i ri i rosonerëve, Piatek. /ORAinfo/

Komento: