Ancelotti “dridh” Seria A me transferimin e fundit

15:28 | 14 Gusht 2019

Ancelotti, ka bërë një transferim të madh.

Do të jetë Hirving Lozano goditja e madhe e Napolit. Mesfushori i talentuar i PSV Eindhoven është bindur nga projekti i nënkampionëve të Italisë dhe në ditët e ardhshme pritet të prezantohet përpara tifozëve për të vijuar karrierën diku tjetër.

Lajmi bëhet i dituar nga “La Gazzetta dello Sport”, që shkruan se meksikani do të jetë në gadishull të hënën ose të martën e javës së ardhshme, ku do të kryerë edhe vizitat mjekësore te Napoli.

Agjenti i tij, Mino Raiola, hartoi kushtet personale, duke përfshirë çështjen komplekse të të drejtave të imazhit, në një kontratë që raportohet të jetë e gjatë 60 faqe.

Komento: