Ancelotti e dëshiron një qendër sulmues

15:02 | 01 Maj 2023

Ancelotti e dëshiron një qendër sulmues për të ardhmen.

Real Madrid arriti që të fitojë në ndeshjen e fundit ndaj Almeria, me rezultatin 4-2, këtë fundjavë në “La Liga”.

Por përveç të tashmes, trajneri Carlo Ancelotti po mendon edhe për të ardhmen e ekipit, shkruan Fabrizio Romano.

“Në projektin e së ardhmes për Real Madrid, na duhet ta transferojmë një numër 9 (qendër sulmues). E them këtë sepse Karim Benzema ka arritur një moshë, natyrisht ai është duke pasur formë të mirë. Nuk kemi pasur kurrë problem me këtë”, tha Ancelotti.

Komento: