Carlo Ancelotti trajneri më i mirë në botë.
Ancelotti është emëruar si trajneri më i mirë në botë për klube në vitin 2022 nga IFFHS, çmim që ai e merr për herë të tretë në karrierë
Carlo Ancelotti është emëruar trajneri më i mirë në botë për klube për vitin 2022 nga Federata Ndërkombëtare për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS).
Tekniku italian dominoi në gara me Real Madridin në sezonin që lamë pas duke fituar La Ligën, Ligën e Kampionëve dhe trofeun e Superkupës së Spanjës, para se ta fitojë edhe Super Kupën e UEFA-së.
Ancelotti fitoi me një diferencë të madhe
Ancelotti arriti afër 245 pikë, që janë 200 më shumë së trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, i cili ishte i dyti.
Treshja e parë u kompletua me Walid Regragui, i cili fitoi Ligën e Kampionëve të CAF me Wydad Casablanca.
Kjo është hera e parë që Ancelotti fiton çmimin e lartcekur, pasi që më parë e kishte fituar si trajneri më i mirë në klube në vitin 2007, kur drejtonte AC Milan dhe më 2014 kur ai fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.
Për momentin ai është në vendin e dytë në këtë sezon me Los Blancos, kurse kontrata e tij pritet që të skadojë më 30 qershor të vitit 2024.