
Gennaro Gattuso ka marrë lëvdata nga ish-trajnerit i tij, Carlo Ancelotti.
Në një intervistë për Tuttosport, menaxheri i Napoli, Carlo Ancelotti ka thënë se Gattuso ka treguar menaxhim të mirë të ekipit të Milan, përcjell ORAinfo.
Sipas tij, Gattuso është shumë i mirë dhe ka treguar një ndjenjë të mirë në drejtimin e Milanit.
“Duke menduar për këtë, ai gjithashtu ka treguar vetëdije të madhe taktike, duke marrë parasysh gjithçka që ka ndodhur me ekipin e tij këtë vit. Unë them, nëse ai e kthen Milanin në Ligën e Kampionëve, do të ishte një mrekulli e vërtetë”, ka thënë Ancelotti. /ORAinfo/
