
Kostas Manolas, ka rënë dakord të i bashkohet Napolit, megjithëse të dy klubet ende nuk kanë përfunduar një marrëveshje, raporton Sky Sport Italia.
Futbollisti grek ka qenë i lidhur me Juventusin në javët e fundit, por duket se ata kanë dështuar që ta rrëmbejnë yllin e Romës, që tashmë ka pranuar ta vesh fanellën e Napolit, përcjell ORAinfo.

Amadou Diawara është një emër që është sugjeruar si një shkëmbim potencial, ndërsa Roma janë më të interesuar për Dries Mer si zëvendësim të tij./ORAinfo/