Ancelotti ka një mesazh për Barcelonën

09:36 | 01 Shkurt 2020

Ancelotti i ‘përgjigjet’ Barcës për Richarlison.

Carlo Ancelotti insiston se Everton nuk e ka ndërmend të shesë Richarlison në sezonin e afërm.

22 vjeçari ishte raportuar se ka qenë subjekt interesimi i Barcelonës, që kishte ofruar deri në 100 milionë euro për shërbimet e tij në fillim të javës.

Richarlison, kishte nënshkruar me Evertonin nga Watford në vitin 2018, për një shumë që flitet të ketë arritur deri në 50 milionë euro. Që nga ajo kohë, lojtari është shndërruar në pikë kyçe për skuadrën nga ‘Goodison Park’.

“Unë nuk mendoj se do të jetë e vështirë të rezistosh, sepse është e mjaftueshme të thuash jo”, u tha Ancelotti gazetarëve kur iu bë presion mbi mundësinë e shtitjes së Richarlison, përcjell lajmi.net.

“Nuk ka mundësi sepse Richarlison është pjesë e rëndësishme e së ardhmes së Evertonit, si lojtarët e tjetër të rinj që kemi”.

“Ne kemi shumë lojtarë të rinj. Kjo është baza nga e cila klubi duhet të ndërtojë të ardhmen, dhe Richarlison është pjesë e tij”.

Komento: