Milani e ka për detyrë ta mbajë Ibrahimovicin, thotë Ancelotti.
Carlo Ancelotti ka thënë se Milani e ka për detyrë t’ia vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimovicit, duke këmbëngulur se sulmuesi suedez është plotësisht i nevojshëm.
Milani është në formë të jashtëzakonshme që prej rikthimit të futbollit falë ndikimit të Ibrahimovicit dhe trajnerit Stefano Piolit, transmeton Gazeta Express.
Ancelotti, ish-trajner i Milanit, beson se Ibrahimovic dhe Pioli e meritojnë të mbahen nga kuqezinjtë.
“Vazhdimi i kontratës së Ibrahimovicit nuk është vetëm korrekte, por detyrë. Ai ende është lojtar plotësisht i nevojshëm”, tha Ancelotti, trajneri i Evertonit.
“Mendoj se ata bënë punë të mirë që e mbajtën Piolin, sepse ai ka bërë punë të shkëlqyer. Ai e nxori ekipin nga problemet”.