Ancelotti kërkon yllin e Milanit, Maldini i përgjigjet me një shifër marramendëse

10:36 | 27 Shkurt 2022

Ancelotti kërkon yllin e Rossonerëve: Maldini dëshiron plot 70 milionë euro.

Skuadra e krijuar nga Stefano Pioli dhe lufta që kjo e fundit po zhvillon për titullin në Serie A i ka rënë në sy shumë skuadrave të mëdha europiane.

Disa futbollistë të Rossonerëve tashmë janë në radarët e disa prej skuadrave të mëdhe europiane, duke përfshirë Real Madridin e Carlo Ancelottit.

Defensa Central ka bërë të ditur që është vënë në ndjekje të Theo Hernandez, futbollist ky që pëlqehet tej mase nga tekniku italian.

Por për të arritur deri tek mbrojtësi i majtë nuk do jetë shumë e lehtë për shkak se Paolo Maldini për shërbimet e tij kërkon hiç më pak se 70 milionë euro.

Një shifër e tillë nuk mendohej nga Los Blancos të cilët po mendonin të ofronin deri në 40 milionë euro dhe tashmë vëmendja e tyre duket se do largohet nga ylli i kuqezinjëve.

Komento: