
Real Madrid mund të përfundojë duke u mbështetur te ish-trajneri Carlo Ancelotti për ndihmë gjatë afatit kalimtar të verës.
Përzgjedhësi i ri i Brazilit ka disa nga ish-lojtarët e tij në garë për të qenë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës 2026.
Në veçanti Rodrygo, i cili është përfolur shumë për një largim të mundshëm këtë verë. Ai nuk u përfshi në grumbullimin e parë të Ancelottit, pasi nuk kishte luajtur për një muaj të tërë në fund të periudhës së dytë të italianit në krye të Real Madridit.
Përzgjedhja në kombëtaren braziliane nuk është një faktor aq i madh për Rodrygon sa për Endrick, pasi ky i fundit është ende në fazën e konsolidimit në skuadër.
Siç është raportuar disa herë, ‘Los Blancos’ janë të interesuar që Endrick të largohet në huazim këtë verë, duke vlerësuar se 19-vjeçari ka nevojë për më shumë minuta loje për të vazhduar zhvillimin e tij.
Endrick ka pësuar një rikthim të dytë të dëmtimit muskulor që e la jashtë Kupës së Botës për Klube, dhe pritet të jetë jashtë fushave deri në tetor.
Gjatë kohës që është në rikuperim, Gonzalo Garcia ka fituar një vend në skuadrën e Xabi Alonsos dhe do të jetë alternativa si numër nëntë për Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm.
Një tjetër mungesë në listën e parë të Ancelottit për Brazilin ishte Endrick, për shkak të dëmtimit në atë kohë.
Sipas ESPN, Endrick është në planet e Ancelottit për Kupën e Botës 2026, por trajneri italian preferon që ai të ketë më shumë minuta loje nëse dëshiron të mbetet pjesë e këtyre planeve. Te Real Madridi, ai tashmë është në vendin e tretë në hierarki.
Deri tani, Endrick ka qenë i qartë se dëshiron të qëndrojë në klub, pavarësisht interesimit nga dy gjigantë të Serie A.