Ancelotti: Nuk e merituam humbjen ndaj Barcelonës, luajtëm më mirë

09:25 | 03 Mars 2023

Sipas Carlo Ancelottit, Real Madridi nuk e meritoi humbjen ndaj Barcelonës të enjten mbrëma.

Barça fitoi minimalisht 0:1 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”, transmeton Gazeta Express.

Kjo ishte ndeshja e parë gjysmëfinale në Kupën e Mbretit, teksa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 5 prill, në “Camp Nou”.

Megjithatë, Ancelotti beson se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen, duke theksuar se “Los Blancos” bëri paraqitje më të mirë.

“Është një rezultat shumë i keq. Nuk ishte e merituar sepse luajtëm mirë nga ana jonë dhe me intensitet. Ne nuk e lejuam Barcelonën të luajë si të dojë, ata kanë pasur një bllokim shumë të ulët, ne kemi bërë shumë presion”, tha trajneri italian.

“Ishte e vështirë për të kërkuar një mundësi, por ata kanë një mbrojtje shumë të fortë. Ne futëm shumë në lojë, por pa sukses”, deklaroi Ancelotti.

Komento: