Ancelotti nuk i frikësohet Arsenalit, ka një paralajmërim për ta

08:47 | 12 Prill 2019

Ancelotti paralajmëron Arsenalin para ndeshjes së kthimit.

Carlo Ancelotti beson se Napoli mund të kalojë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës pavarësisht humbjes 2:0 nga Arsenal në ndeshjen e parë.
‘Gunners’ me një shfaqje të mirë kanë mposhtur 2:0 Napolin në ‘Emirates Stadium’, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.

“Arsenali nuk duket si një ekip që nuk mund të depërtohet në të”, ka deklaruar Ancelotti pas ndeshjes, përcjell lajmi net.

“Ne patëm shanset tona dhe gjithashtu morëm kontrollin e lojës në gjysmën e dytë. Ne duhet të luajmë me intensitet dhe mprehtësi”.

“Ishte gjithsesi një provë e vështirë, tani është edhe më vështirë, por sigurisht jo e pamundur”.

“Siç thashë, kemi mundësi të kalojmë tutje, Arsenali është diçka tjetër por të depërtueshëm në pjesën e pasme dhe gjithmonë kanë pranuar gola në udhëtimet e tyre, kështu që ne duhet të mbajmë besimin dhe optimizmin”.

Komento: