Ancelotti nuk rri ‘duarkryq’, sjellë një përforcim të madh nga Interi

10:49 | 30 May 2020

Ancelotti sjellë një përforcim të madh nga Interi.

Mbrojtësi Diego Godin mund të largohet nga Inter pas vetëm një viti qëndrim në Milano.

Sipas medieve angleze, Everton po tregon interesim serioz për uruguaianin, dhe tashmë ka kontaktuar agjentin e tij, përcjell lajmi net.

Godin që ka një përvojë të madhe ka veshur fanellën e Atletico Madrid para transferimit tek Inter, dhe me spanjollët në vitin 2014 ka fituar La Ligan.

34 vjeçari ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2022, por lojtari nuk është në planet e trajnerit Antonio Conte, dhe largimi i tij do të pranohet këtë verë.

Thuhet se në anën tjetër Ancelotti ka kontaktuar personalisht Godin, dhe e ka bindur që të pranojë ofertën e Evertonit.

Everton pas 29 xhirove të zhvilluara në Premierligë, renditet në vendin e 12 me 37 pikë.

Komento: