Ancelotti pa dije jep lajmin e madh Milanit

22:42 | 25 January 2019

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti mbajti një konferencë shtypi përpara përplasjes së nesërme të Serie A kundër AC Milan.

Ylli i Azzurrit Allan nuk do të jetë pjesë e ekipit që do të përballet me Rossonerët, por Ancelotti ka zbuluar se braziliani nuk do të shkojë në Psg përcjell ORAinfo.

“Ai ka pasur një javë të komplikuar dhe nuk ka trajnuar shumë. Ai nuk do të përfshihet në skuadër për ndeshjen e Milanit, por ai do të qëndrojë në Napoli, ai është një lojtar i rëndësishëm për ne”, ka thënë trajneri italian.

Mos përfshirja e tij në skuadër kundër Milanit, do të jetë një lajm i madh për rossonerët, duke marrë parasysh cilësitë e futbollisti./ORAinfo/

Komento: