Ancelotti paralajmëron Liverpoolin, shkojmë për të fituar

20:48 | 10 Dhjetor 2018

Liverpool dhe Napoli luajnë këtë javë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Skuadra e cila iton kualifikohet në garat më tutje të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp dhe beson se skuadra e tij duhet të sulmojë Liverpoolin në Anfield.

Napoli shkon në lojën e fundit të grupeve duke e ditur se një barazim do t’i shohë ata të kalojnë grupin para Reds.

Për Liverpoolin, një fitore 1-0, ose ndonjë fitore tjetër me dy gola ose më shumë, do t’i shohë ata të kalojnë tutje, por Ancelotti ka thënë se skuadra e tij duhet të sulmojë.

“Unë kam shumë kujtime nga Anfield”, ka thënë fillimisht Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Kujtimi i im i fundit është një e mirë sepse kam fituar titullin atje me Chelsean”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe emocionuese, por ne do të shkojmë atje dhe do të luajmë lojën tonë të zakonshme”.

“Do të ishte kundër-produktive të përpiqeshim të parkonim autobusin, përveç ndonjë gjëje tjetër, nuk është kështu”.

“Do të përpiqemi të udhëheqim lojën dhe jam i sigurt që futbollistët janë të gatshëm dhe të japin gjithçka, absolutisht”.

“Do të shkojmë atje me mendje për sulmuese, për të sulmuar ashtu sikurse ndaj PSG-së”, përfundoi trajneri italian.

Komento: