Ancelotti po ia merr yllin e madh Milanit nga duart

14:07 | 07 Gusht 2019

Pasi kanë pasur një ofertë prej 37 milion eurosh të refuzuar nga Gremio, Napoli kanë bërë një përpjekje të re për të nënshkruar Everton Soares nga skuadra braziliane.

Sulmuesi 23-vjeçar që kërkohet gjithashtu edhe nga Milan, dëshiron të transferohet në Serie A dhe Gianluca di Marzio raporton se Napoli bëri një ofertë të përmirësuar të martën,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, Gremio i ka vënë një çmim të madh, kështu që bisedimet mund të vazhdojnë për ca kohë./ORAinfo/

Komento: