Ancelotti “qon në qiell” Modricin dhe Krosin

20:42 | 03 Shtator 2023

Ancelotti: Modric dhe Kroos janë ende më të mirë në krahasim me lojtarët e rinj.

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli në konferencën për shtyp pas fitores ndaj Getafes për lojtarët vjetër dhe ata të rinj që ka në skuadër.

Një nga pyetjet që iu bë italianit lidhet me të ardhmen e dy prej legjendave të “Los Blancos” Modric dhe Kroos, dhe tekniku u përgjigj se ata janë ende më të mirët edhe nëse i krahasojmë me lojtarët e rinj.

“Ata vazhdojnë të jenë më të mirët. Për mua ata janë më të mirët dhe pikë edhe nëse i krahasojmë me lojtaërt e rinj. E vërteta është se ata vazhdojnë të jenë të rëndësishëm për rezultatet e Real Madridit, por edhe për stërvitjen e lojtarëve të rinj”-deklaroi Ancelotti.

Komento: