Ancelotti: Ronaldon është i motivuar, ka marrë vendimin e duhur

15:03 | 14 Janar 2023

Ancelotti për Ronaldon: Është i motivuar, ka marrë vendimin e duhur.

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen nesër në finalen e Superkupës së Spanjës.

Para kësaj përballjeje, trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për media.

Ndër tjera, ai u pyet edhe për Ronaldon, teksa tha se është i motivuar dhe ka marrë një vendim të duhur.

“Ronaldo është i kompletuar, shumë i motivuar. Atij i pëlqen vendi dhe shteti. Ai është shumë i motivuar dhe ka marrë vendimin e duhur”, u shpreh trajneri italian.

Kujtojmë se dje, Ronaldo e vizitoi Real Madridin në stërvitje në Arabinë Saudite.

Komento: