Ancelotti shkatërroi Hysajn

10:00 | 18 Shkurt 2020

Agjenti Mario Giuffredi ka thënë se mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj humbi besimin nën urdhërat e ish-trajnerit Carlo Ancelotti.

“Ancelotti shkatërroi vetëbesimin e tij. Ia mori gjithë sigurinë. Ancelotti nuk pati periudhë të mirë te Napoli, përndryshe nuk do të shkarkohej. Unë preferoj të mos flas për marrëdhënien mes trajnerit dhe lojtarëve, por shumë lojtarë u shkatërruan nga Ancelotti”, ka thënë agjenti i Hysajt, Guiffredi për “Radio Punto Novo”.

Hysaj vazhdon të luaj të Napoli, por është përfolur se ai prite të largohet nga gjiganti italian gjatë verës.

Komento: