Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tashmë është takuar me nënshkrimin e ri të ‘Merengues’, Endrick Felipe.
Real Madrid ka siguruar një marrëveshje prej 72 milionë eurosh, duke përfshirë shtesa për të nënshkruar me talentin 16-vjeçar nga Palmeiras.
Ai do të transferohet në Madrid në qershor të vitit 2024, kur do të jetë 18 vjeç.
Endrick ka vizituar së fundmi Madridin, duke takuar shefin e ‘Mbretërve’, Carlo Ancelotti.
Ish-trajneri i Milanit dhe Chelseat nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me gjigantët e La Ligës vitin e kaluar, kështu që kontrata e tij skadon në qershor 2024.
Kjo do të thotë se italiani nuk do ta drejtojë Endrick nëse nuk zgjat qëndrimin e tij në ‘Bernabeu’ në muajt e ardhshëm.