Ancelotti tregon se ku gabuan

13:03 | 16 Janar 2023

Ancelotti e dinte se në çfarë gjendje janë lojtarët e Real Madridit – italian tregon se ku gabuan.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ofroi një vlerësim të fortë për skuadrën e tij teksa u mund 3-1 nga Barcelona në finalen e Superkupës spanjolle.

Los Blancos nuk ishin në natën e tyre më të mirë në Riad, teksa një Barcelona energjike arriti të fitonte në kryeqytetin e Arabisë Saudite, falë golave të Gavit, Robert Lewandowskit dhe Pedrit.

Kapiteni i Real Madridit, Karim Benzema shënoi një gol ngushëllues, por gara tashmë kishte përfunduar për lojtarët e Ancelottit, pasi ata dorëzuan titullin e tyre.

Ancelotti e di se lojtarët e tij duhet të ndryshojnë shpejt formën e tyre, pas një fillimi të dobët të vitit 2023, ndërsa përgatiten të luftojnë në tre fronte në muajt e ardhshëm.

“Duhet të mësojmë nga kjo, është një moment i vështirë dhe kaq”, ka thënë italiani pas finales.

“Nuk duhet të bëjmë shumë gjëra, e dinim para ndeshjes se skuadra nuk është në maksimumin e saj”.

“Ne duhet të mësojmë dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Kjo lojë na ndihmon, pasi ka treguar disa mangësi në lojën tonë”, ka shtuar më tej Ancelotti.

Ndeshja e radhës për Real Madridin është një udhëtim në Kupën e Mbretit në Villarreal më 19 janar përpara se të rikthehet në sfidat e ligës në udhëtim te Athletic Bilbao tri ditë më vonë.

Komento: