Andi Artani pjesë e videoklipit më të ri të Rines ?

20:11 | 25 Tetor 2021

Ish-kokurrenti i Përputhen 2, Andi Artani, vazhdon të jetë pjesë e mediave rozë edhe pas përfundimit të emisionit në të cilin ishte një ndër protagonistët kryesorë.

Djali nga Peja siç duket është i pëlqyeri jo vetëm i pjesëmarresve të Përputhen 2, por edhe i këngëtareve shqiptare.

Para disa mujave, Andin patëm rastin ta shihnim në videoklipin e këngëtares Diona Fona me titull “Sheqer”.

Me sa shihet, kjo përvojë njëmend i la shije të ëmbël Andit, pasiqë orëve të fundit në rrjetet sociale po qarkullon një foto e tij pranë këngëtares Rina Balaj, e që siç duket është bërë gjatë xhirimeve të videoklipit të kësaj të fundit.

Se a do të jetë Andi pjesë e klipit apo vetëm ka qenë rastësi takimi i tij me Rinën , mbetet të shihet në ditët në vijim por ajo cfarë ia vlenë të ceket është së të dy duken shumë bukur në foton e postuar. /ORAinfo/

Komento: