Andin Hoti: Gjatë këtij viti, ligji për statusin e veteranëve do t’i nënshtrohet vlerësimit

16:35 | 26 Shkurt 2026
andin-hoti:-gjate-ketij-viti,-ligji-per-statusin-e-veteraneve-do-t’i-nenshtrohet-vleresimit

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka listuar projektligjet që do të procedohen këtë vit.

Përmes një njoftimi, Hoti u shpreh se këto ligje dhe projektligje prekin drejtpërdrejt kategoritë më të ndjeshme dhe shtyllat kryesore të drejtësisë sociale në vend.

“Vlerësimi ex-post ka për qëllim të analizojë zbatimin praktik të ligjeve, efektet e tyre në terren, si dhe nevojën eventuale për ndryshime apo plotësime” deklaroi Hoti.

Ai po ashtu bëri me dije se ligjet që gjatë këtij viti do t’i nënshtrohen vlerësimit janë: luigji për skemat pensionale, ligji për veteranët e luftës së UÇK-së, si dhe ai për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Komento: