Andre Silva rikthehet në Serie A.
Sulmuesi portugez, Andre Silva bëri bujë të madhe kur në verën e vitit 2017 u transferua nga Porto te Milani për 40 milionë euro.
Silva nuk arriti të lërë gjurmë në San Siro dhe një vit më pas u largua nga Milani.
Portugezi aktualisht po luan për RB Leipzig dhe këtë sezon ka realizuar 9 gola dhe 9 asistime në 44 ndeshje të luajtura.
Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Silva mund të rikthehet në Serie A, pasiqë ka përfunduar në orbitën e gjigantit italian.
Sipas Calcio Mercato, Juventus synon transferimin e Andre Silvas nga RB Leipzig, pasiqë Vlahovic dhe Milik do të largohen nga skuadra.
Silva ka kontratë me Leipzig deri në vitin 2026, ndërsa për kartonin e tij Juventus do të duhet të shpenzojë 20 milionë euro.