Ballkani zyrtarizon transferimin e Andrea Hoxha.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka zyrtarizuar blerjen e Andrea Hoxha që luan në pozitën e portierit
Hoxha ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me FC Ballkanin dhe zyrtarisht do të jetë pjesë e klubit kosovar. Ai erdhi nga klubi Phoenix Lubeck që luan në Ligën Rajonale të Gjermanisë.
“Futboll Klub Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë se portieri Andrea Hoxha është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë”, thuhet në komunikatën e Ballkanit të bërë në Facebook.
“Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 2 vjeçare me portierin, i cili vjen te Ballkani nga Phoenix Lubeck ekip i cili garon në Regional Liga – Gjermani . Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje portierit shtatlartë dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, përfundon deklarata.
Kujtojmë se Ballkani do ta mësojë këtë muaj kundërshtarin e tyre për rrethin e parë në Ligën e Kampionëve, pasi që paraqitja e tyre e mirë sezonin e kaluar ka bërë që kampionët kosovar sivjet mos të luajnë ndeshje në rrethin paraeliminator të Ligës së Kampionëve por janë kualifikuar direkt për në rrethin e parë të eliminimit direkt të kësaj gare.