Refuzohet anëtarësimi i Kosovës në Eurovizion.
Merret vesh se Agjencia Europiane e trupave rregullatore me shumicë votash ka refuzuar sot propozimin që Kosova të anëtarësohet në Unionin Radio-difuziv Europian (EBU). transmeton Koha.net raportimin e mediave të Beogradit.
Ato raportojnë se Kosova nuk ia ka dalë që përmes precedentit të bëhet anëtare e EBU-së. Sipas tyre, kundër pati 673 vota, ndërsa përmes 400 votave u kërkua ndryshimi i Statutit.
Nismën për pranimin e Kosovës në Eurovizion e kishin marrë pesë servise publike të rajonit – Mli i Zi, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Hungaria. Ndërkohë, siç raportohet, Hungaria kishte tërhequr nënshkrimin nga kjo nismë. Sipas mediave serbe, anëtaret e EBU-së pranuan argumentin e servisit publik të Serbisë, RTS-së, se “bëhet fjalë për veprim politik, për precedent politik. Se pranimi i saj do të dëmtonte paqen në rajonin tonë dhe përcaktimin e Unionit Radio-difuziv Europian që të jetë profesional dhe jo organizatë politike”.
Siç kanë thënë përfaqësuesit e Beogradit, “Ata (pra Kosova – v.j) kanë kontratë me EBU-në dhe kanë të gjitha përfitimet që EBU ua ofron anëtarëve të vet dhe anëtareve të asocuara. Por ky ishte veprim politik, në njëfarë mënyre se Kosova është shtet, dhe jo protektorat ndërkombëtar”, transmeton Koha.net raportimin e mediave serbe.