Duket se Kosova nuk e ka ndërmend të heq dorë nga INTERPOL-i.
Pas fushatës së egër që Serbia bëri ndaj Kosovës për mos anëtarësim në Interpol, vendi ynë dështoi të bëhet pjesë e organizatës më të madhe të policisë globale. Megjithëkëtë kjo nuk ka ndikuar që Kosova të heq dorë nga Interpoli. Ministri i Brendshëm Ekrem Mustafa ka konfirmuar se aplikacionin për anëtarësim në këtë organizatë e kanë dorëzuar në ditën e fundit të muajit janar.
Kosovarët do të përballen sërish me emocionet e pritjes së vendimit nëse do të hyjë ose jo në Interpol. Vendimin për ta dorëzuar aplikacionin edhe sivjet e ka marrë kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me ministrin e jashtëm Behgjet Pacolli. E këtë vit i pari i MPB-së, Ekrem Mustafa shpreson se Kosova do të bëhet pjesë e Interpolit.
“Më 31 janar kena apliku. Zyra e Interpolit e ka pranu aplikacionin, vendimin për aplikim e ka marrë kryeministri edhe ministri i jashtëm. Po shpresoj që pranohemi këtë vit”, tha Ekrem Mustafa të mërkurën për Gazetën Express.
Por ky vendim nuk nuk po i pelqen zyrtarëve të Serbisë, madje Ivica Dacic këtë lëvizje të shtetit tonë e ka quajtur vetëvrasës.
Gjatë një konference për mdia Dacic ka thënë se Kosova ka kërkuar përsëri anëtarësim në Interpol dhe se “nuk e kupton nevojën për lëvizje të tilla vetëvrasëse”.
Ndryshe, në nëntorin e vitit 2018 Kosova dështoi të hyjë në Interpol. Pala kosovare u shpreh tejet entuziaste për pranim. Kosova u nis drejt Emirateve të Bashkuara Arabe me një delegacion të gjerë të përfaqësimit. Kjo i kushtoi shumë shtrenjt buxhetit të Kosovës.
Si gjithmonë Serbia loboi fuqishëm kundër Kosovës, para hedhjes në votim ata shpërndanë te shtetet anëtare të Interpolit materiale propaganduese kundër Kosovës.
Qeveria “Haradinaj” pak ditë me vonë u mor vendimi për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake. Kjo i ka shkaktuar miliona humbje Serbisë, ata kanë kushtëzuar se pa heqjen e taksës nuk do të ndodh vazhdimi i dialogut Prishtinë-Beograd.
E për heqjen e taksës po bën presion të madh BE dhe Amerika në adresë të Kosovës.
Taksa ka ndikuar edhe në lëkundjen e koalicionit aktual qeverisës, megjithkëtë kryeministri Ramush Haradinaj vazhdimisht po deklaron se taksa nuk hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse liderët e shtetit do ta pezullojnë apo heqin taksën.