Anëtarësimi në Këshillin e Evropës, temë diskutimi në takimin e liderëve të vendit me ambasadorët e QUINT-it

19:03 | 03 Prill 2024
anetaresimi-ne-keshillin-e-evropes,-teme-diskutimi-ne-takimin-e-lidereve-te-vendit-me-ambasadoret-e-quint-it

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të Quint-it.

Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjuca.

Në njoftimin e presidencës thuhet se takimi është zhvilluar lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Takimi i Presidentes Osmani, Kryetarit Konjufca dhe Kryeministrit Kurti bashkë me ambasadorët e shteteve të Quint-it lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Ndryshe, më 27 mars, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.

Komento: